Vulin: Struktura paralele janë institucionet e Kosovës

Vulin: Struktura paralele janë institucionet e Kosovës
Serbia vazhdon ta quaj Kosovë pjesë të Serbisë, edhe në preambulen e Kushtetutës, por edhe institucionet e komunat e Kosovës i quan si ilegale. 

Kandidati për postin e Zyrës së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se institucionet serbe do të mbijetojnë në Kosovë dhe se institucionet e vetme paralele janë ato që i financon Prishtina.  

"Në Kosovë ekzistojnë strukturat paralele, por ato financohen nga Prishtina, e jo nga Beogradi. Për ne ekzistojnë vetëm institucionet legjitime serbe dhe ato nuk do të eliminohen", tha Vulin në një intervistë për javoren “Vreme”, duke aluduar në institucionet dhe komunat e Kosovës.

Vulin përsëriti se në Kosovë nuk do të hiqet asnjë komunë, dhe se të gjitha zgjidhjet do të jenë në përputhje me ligjet e Serbisë.

Në konstatimin se shtetet e fuqishme perëndimore kërkojnë nga Beogradi eliminimin e institucioneve të Serbisë në Kosovë, Vulin ka shtuar se “nuk mund të bëhet asgjë kundër Kushtetutës të Serbisë e cila e përcakton qartë Kosovën si pjesë të shtetit serb”.

"Kurrë nuk kam thënë se do të jetë e lehtë. Nuk është e këndshme kjo. Por, kjo është e vetmja gjë e mundshme. Unë nuk mund ta ndryshojë Kushtetutën. Kushtetuta dhe ligjet nga obligojnë që zgjedhjet të organizohen në tërë territorin e Serbisë. Qartë shkruhet se Krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e territorit të Serbisë dhe nga ky pozicion pasojnë detyrimet e të gjitha organeve shtetërore”, shton Vulin.

Ai shprehu besimin se për një qëndrim të tillë do të ketë mirëkuptim nga Brukseli, Washingtoni dhe Moska.

"Ka gjëra për të cilat nuk mund të negocioni. Në mesin e tyre futen institucionet legale të Republikës së Serbisë në Kosovë, e mbi të gjitha komunat dhe organet e ministrive të ndryshme që funksionojnë atje, e ku futen edhe gjykatat” tha Vulin.

Që nga paslufta, për 13 vite, Serbia mban zgjedhje nacionale dhe lokale në Kosovë duke zgjedhur kryetarë komunash por edhe deputetë e zyrtarë për parlamentin serb. Poashtu, në Kosovë edhe sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, janë mbi 300 pjesëtar të policisë serbe që ushtrojnë detyrat ilegalisht.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë