Vulin: Zgjedhjet lokale janë fillimi i
rikthimit të Serbisë në Kosovë

Vulin: Zgjedhjet lokale janë fillimi i<br />rikthimit të Serbisë në Kosovë
BEOGRAD - Ministri pa portofol i ngarkuar me Kosovën, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot në Ranillug se serbët në zgjedhjet lokale të Kosovës duhet të votojnë për listën "Srpska".

Vulin, i cili njëherësh është edhe drejtor i Zyrës qeveritare (serbe) për Kosovën në Ranillug ka biseduar me kandidatë për prefektë, të listës "Srpska" dhe me përfaqësues të administratës lokale në Anamoravë, bën të ditur media serbe B92, të cilës i referohet "Koha Ditore".

Ai pas takimit ka theksuar se shpreson që qytetarët të jenë të vetëdijshëm, që të gjithë po qëndrojmë para historisë dhe se kjo që po ndodh e që do të ndodhë gjatë e një muaji e gjysmë të ardhshëm është “fillim i ri “ dhe se “Serbia po kthehet atje ku kemi menduar se kurrë më nuk do të jetë".

"Ky është fillimi i krijimit të Bashkësisë së komunave serbe, ky është fillimi i kthimit të Serbisë tonë. Asnjë vend pune që deri më tani e ka financuar Serbia nuk do të shuhet. E di se kjo u brengos shumë dhe për këtë po u them kështu", ka thënë Vulin.

Ai ka theksuar se e di se sa vështirë është dhe si jetojnë serbët në Kosovë dhe se pa Serbi e pa financimin e saj jeta në Kosovë nuk është e mundshme.

"E keni listën tuaj, 'Srpska' quhet, e keni shtetin tuaj, shteti i Serbisë qëndron pas kësaj liste. Këtu do të vijnë funksionarët më të lartë serbë për t’u shtrënguar duart, për t’iu falënderuar që keni mbetur këtu, që keni guxim të jeni këtu ku jeni, që keni ruajtur të drejtën që të flasim me mburrje atë që flasim, të ndajmë bashkë hidhërimin e gëzimin", ka thënë Vulin duke shtuar: “Më 3 nëntor votohet për "Srpska” e më 4 nëntor krijohet Srpska".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet