Me lejen e autoriteteve kosovare, ka arritur në Kosovë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

Mediat serbe raportojnë se gjatë dy ditëve qëndrimi, Vulin ka paraparë t`i vizitojë vendbanimet ku jeton pakica serbe dhe manastiret në Pejë e Deçan. 

Mësohet se ai së pari do t`i vizitojë Osojanin dhe Zhaçin në komunën e Istogut, ku do të bisedojë me banorët serbë, e më pas do të shkojë në Patrikanën e Pejës dhe në Gorazhdec, ku, sipas mediave serbe, planifikohet t`i takojë udhëheqësit serbë dhe përfaqësuesit e KFOR-it. 

/rg/shqiptarja.com/