Vullnetarët fushatë sensibilizuese
në moton “Eja dhe ti dhuro gjak”

Vullnetarët fushatë sensibilizuese<br />në moton “Eja dhe ti dhuro gjak”
“Në verë nevoja për gjak është shumë e madhe , eja dhe ti dhuro gjak” ky është slogani I fushatës sensibilizuese që ka zgjedhur oraganizata shiptare e dhurusve vullnetare te gjakut ". Këtë të shtunë qytetarët kanë pasur mundësi të dhurojnë gjakun e tyre për të ndihmuar vullnetarisht ata që kanë nëvojë.

Ajo që vihet re është se të rinjt janë më të predispozuar për të dhuruar gjak madje nuk hezitojnë të bëjnë apel edhe qytetarve të tjerë që të dhurojnë gjak . 
Diana Qehaja një nga vullnetarët e kësaj oraganizate na shpjegon se kjo fushatë tani në verë bëhet për ti ardhur ne ndihmë qytetarve që kanë nevojë pasi ne këtë stinë rritet nevoja për gjak për disa shkaqe . 

"Shqipëria eshte ne nje emergjence gjate gjithe vitit megjithate gjate vitit te rinjte shkollat jane te hapura duke qene se shkollat jane te hapura universitetet dhe grupmoshat qe dhurojne me shume jane te rinjte dhe ne vere shkollat mbyllen njerzit shkojne me pushime dhe prandaj dhe rritet nevoja sepse rritet ritmi po shtohet nevoja neper spitale shtohen aksidentet semundjet jane rritur lindjet jane te vazhdueshme"- tha Qehaja

Organizata shqiptare e dhuruesve vullnetarë prej vitesh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetëtsisë operon në shqipëri me synimin për të ndihmuar me gjak . 

Kjo organizate do të vijojë fushatën sensibilizuese jo vetëm në tiranë por edhe në qytete të tjera si në Shkodër , Durrës , Vlorë Sarandë etj .
 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje