Për ta, ndjesia më e bukur është të japësh sesa të marrësh. Pikërisht për këtë arsye, janë bërë pjesë e shoqatës. “Kur ti dhuron në këmbim të asgjëje është akoma më bukur, është më bukur të japësh sesa të marrësh, për mendim tim mbushesh akoma më shumë”. Nëse nuk duam pjesëtarët e familjes është e pamundur të falësh dashuri të pastër për të tjerët. Anisi tregon për Report Tv, si është të jesh vëlla i madh.
“Është shumë e vështirë, tmerrësisht e vështirë, unë vuaj shumë, por e dua shumë. Jemi të kundërt në tip, por ajo që na afron shumë muzika, familja dhe e respektojmë njëri tjetrin dhe kjo për mua është shumë”. Edhe Jona rrëfen marrëdhënien mes tyre më në detaje. “Pak a shumë e njëjta gjë, ndoshta nuk është kaq bukur sa e tregoi im vëlla, shpesh herë edhe grindemi, por kot nuk thonë se ata që grinden edhe duhen”.
Po sa në harmoni janë dy instrumentet me njëri tjetrin? Jona ka një shpjegim të veçantë për këtë. “Ndoshta kjo ka lidhje edhe me pjesën e karakterit pak, ne kuptohemi shumë dhe i kemi lidhur shumë këto dy instrumente me njëri tjetrin”.
Egla drejtuesja e shoqatës YMCA organizoi një aktivitet bamirësi për fëmijët në nevojë. Egla tregon për Report Tv se si lindi ideja e kësaj nisme. ‘Ishte mendimi i vullnetarëve të organizatës, ata po mendonin për prindërit që nuk i kanë mundësitë financiare që të ofronin një dhuratë për fëmijët me rastin e festave, menduam pse të mos organizonim një fushatë sensibliluzese për qytetarët e Tiranës, që ndërkohë që shkonin dhe blinin dhurata për fëmijët e tyre, një dhuratë nga shporta e tyre ta ndanin për fëmijët në nevojë. Ishin të shumtë fëmijët që sensibilizonin prindërit në momentin që dëgjonin vullnetarët tanë, u luteshin prindërve ‘Babi ta blejmë një lodër për fëmijët jetimë, që nuk kanë bukë”. Me fjalitë e tyre të thjeshtë, por direkt i kapnin prindërit në tela”.
“Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” ka qenë kjo këshilla e Nënë Terezës dhe këtë shembull e ndjekin më së miri vullnetarët Jona dhe Anisi.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO








