Ushtria amerikane ka arritur të sigurojë videon kur raketa kineze Long March 5B hyri në atmosferën e Tokës për të rënë më pas në Oqeanin Indian duke mos shkaktuar asnjë dëm në zona të banuara.
Shumica e mbeturinave u dogjën në atmosferë, ndërsa pjesë të bërthamës 30 metra të raketës së Long March 5B ri-hynë në atmosferë në orën 10.24 të mëngjesit me kohën e Pekinit (2.24am GMT) dhe u ul në një vend me koordinatat me gjatësi 72.47 gradë në lindje dhe gjerësi 2.65 gradë në veri.
Raketa, e cila ishte e gjatë rreth 108 metra e gjatë dhe peshonte gati 20 ton, filloi rrugëtimin e saj për në hapësirë më 29 prill, por pasi karburanti i mbaroi, raketa filloi të lëvizte në mënyrë të pakontrolluar nëpër orbitë.

Komente


O mjer ne sa prapa jemi
Përgjigju