VV: Arrestimi, “shpërblimi” për dialogun

VV: Arrestimi, “shpërblimi” për dialogun
PRISHTINË - Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar lidhur me arrestimet e fundit të shtetaseve të Kosovës nga policia e Serbisë.
“Me keqardhje më të madhe qytetarët e Kosovës sot panë një foto turpëruese dhe revoltuese, të policëve të Kosovës të shtrirë në këmbët e xhandarëve serbë. Kjo foto të revolton pavarësisht rrethanave, sepse ngjan më shumë me pengmarrje nga ana e ndonjë organizate terroriste, se sa një veprim institucional midis dy aktorëve shtetërorë. Kjo foto lë të kuptohet dëshirën për ta parë shtetin e Kosovës të shtrirë përdhe”, thuhet në deklaratë.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Qeveria e Kosovës me dialog me Serbinë ka dashur ta bind popullin e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare se Serbia ka ndryshuar nga vitet e nëntëdhjeta dhe se tani ajo e meriton statusin e kandidatit, më shumë duke bërë koncesione vetë sesa duke vendosur kushte për Serbinë. “Sot, qeveria e Kosovës u mundua edhe të arsyetoj imazhet e fundit duke thënë se janë për konsum të brendshëm në Serbi, duke anashkaluar faktin se sot janë arrestuar dhe përdhosur institucionet e Kosovës”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Vetëvendosjes, aktet e Serbisë janë larg imazhit paqedashës që po përpiqen t’i mveshin këtij vendi.
“Lëvizja Vetëvendosje, përsërit nevojën urgjente për të vendosur sovranitetin legjitim në gjithë territorin e Kosovës, “sovranitet që nënkupton institucione funksionale e efektive. Vetëm ky sovranitet republikan mund ta ringrejë Kosovën në këmbë përballë Serbisë”, thuhet përpos të tjerash në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet