VV kërkon drejtësi për Astrit Deharin,
protestë para Ministrisë Drejtësisë

VV kërkon drejtësi për Astrit Deharin,<br />protestë para Ministrisë Drejtësisë
Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot një protestë para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari në burgun Prizrenit, gjashtë muaj më parë.

Ndërsa aktivistët e kësaj partie politike po shkruanin grafite me moton “Drejtësi për Astritin”, ka ndodhur dhe një përplasje me Policinë e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se për vdekjen e Astrit Deharit, përgjegjëse është Qeveria, përkatësisht Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme, pastaj Policia e Kosovës dhe kreu i saj, si dhe organet e hetuesisë dhe drejtësisë.

“Ishte rast i montuar politik, me akuzën për terrorizëm”, tha Konjufca.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, 26 vjeç, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit të kaluar. Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës,i cilësuar si akt terrorist.

Prokuroria pati dalë me prezantimin e ekspertizës ligjore, sipas të cilës, Dehari kishte bërë vetëvrasje.

Një konstatim të tillë e patën kundërshtuar familja e tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe avokati i rastit, Tomë Gashi. Ky i fundit kishte njoftuar po ashtu se Qendra Universitare e Mjekësisë Ligjore të pjesës franceze në Zvicër është angazhuar nga familja e të ndjerit Astrit Dehari për hetime dhe ekspertiza të pavarura për vdekjen e tij.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë