VV "shuplakë" Tiranës: Serbia po
bëhet lider në dëm të shqiptarëve

VV bëhet lider në dëm të shqiptarëve">
TIRANE - Tirana zyrtare po tregohet indiferente ndaj marrëveshjeve të nënshkruara mes Prishtinës e Beogradit duke e lejuar Serbinë të marrë në dorë udhëheqjen e politikave rajonale në dëm të shqiptarëve. Është ky apeli dhe kritika që ka bërë këtë të hënë Vetëvendosje përmes një tryeze publike të organizuar në Tiranë me përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile, ku dhanë detaje për marrëveshjet e 25-26 gushtit që i hapën rrugën krijimit të Asosacionit të Komunave serbe në Kosovë.

Visar Ymeri, kryetari i Vetëvendosjes shpjegoi se si këto marrëveshje cënojnë tërësisht integritetin territorial të Kosovës duke synuar krijimin e një mini republike serbe, të ngjashme me Republikën Serpska në Kosovë. Sipas tij këto marrëveshje kaq të dëmshmme për shqiptarët në rajon, kërkojnë patjetër edhe reagimin e Shqipërisë. 

Habi me mungesën e reagimit dhe interesit nga pala shqiptare shprehu edhe Glauk Konjufca, i cili shpjegoi të gjithë rrjedhën e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë duke treguar se si ka fuqizuar hap pas hapi influencën e tij Beogradi brenda territorit të Kosovës dhe se si kjo e fundit ka bërë vetëm lëshime në dëm të shqiptarëve.

I pranishëm në tryezë, ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti paralajmëroi vazhdimin e protestave dhe betejës së opozitës kundër këtyre marrëveshjeve. 

"Në Kosovë është e qartë që po shkojmë drejt vlimeve dhe tërmeteve të reja politike shoqërore sepse kjo Zahednica është kafshatë që skapërxehet për shtetin e për popullin e Kosovës edhe ne atje kemi marrë nismën për peticion. Deri në kët kohë jan kaluar 100 mijë nënshkrime. Ne po shkojmë drejt protestave, demonstratave në mënyrë që kur se ndalim dot qeverinë duke llogaritur në ndërgjegjen e saj atëherë ne duhet të llogarisim në frikën e saj nga populli dhe ktë gjë po e bëjmë mes organizimit dhe mobilizimit të tij", tha Kurti

Javën e kaluar Vetëvendosje bllokoi seancën e Kuvendit të Kosovës ndërsa deputetët e opozitës, qëlluan me vezë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ndërsa ai raportonte për marrëveshjet e arritura në Bruksel, duke paralajmëruar se do të kundërshtojnë i themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe deri në anulimin e marrëveshjes me Serbinë ose dorëheqjen e Qeverisë.
 
Çfarë kundërshton konkretisht Vetëvendosje dhe pse i cilëson marrëveshjet e 25-26 gushtit si pazare të qeverisë në dëm të Kosovës?
1. Së pari, ky asosacion do te funksionoje i ndarë dhe jashte hierarkise institucionale te Republikes duke patur 
pavaresi te plote nga organet qendrore. 
2. Së dyti, asosacioni krijon ndarje etnike, pasi përfaqëson vetem interesat e komunitetit serb ne Kosove duke përjashtuar dhe margjinalizuar shqiptarët dhe komunitetet e tjera. 
3. Ndarja ekonomike. Asociacionit eshte siguruar edhe nje buxhet i vecante që do te ekzekutohet nga organet e Asociacionit ne menyre te pavarur nga Ministria e Financave. Ndërsa ai do të mund të financohet 
edhe nga Serbia çka e bën të panevojshme nevojen e integrimit te komunitetit serb ne jeten shoqerore e politike ne Kosove. 
4. Policia e Gjyqesori janë te ndare etnikisht. Asociacioni do ta kete komandantin rajonal te policisë i cili duhet patjeter te jete serb, e do te zgjidhet e kontrollohet nga organet e Asociacionit ndryshe nga sa ndodh me komandantët e tjerë rajonalë të cilët zgjidhen nga Ministria e Brendshme. 
5. Asosacioni do te kete kompetenca ekzekutive dhe nenet 22 dhe neni 5 te Marreveshjes e lene deren hapur per t'i dhene Asociacionit kompetenca tjera. 
6. Ky asosacion ka te drejte te inicioje ceshtje ne Gjykaten Kushtetuese. Kjo e drejte u njihet vetem Presidentit, Kuvendit, Qeverise, Avokatit te Popullit dhe komunave. 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot