DEVOLL - Burime për Report Tv bëjnë me dije se Alti Nallbati, vëllai deputetit të Partisë Demokratike, Bledian Nallbatit, është arrestuar mbrëmjen e sotme.
Vëllai i deputetit demokrat, së bashku me Marsel Buçin dhe Trajan Çelikun, 2 ditë më parë kanë marrë peng shtetasin Ilir Topçiu, në fshatin Vishocicë, i cili aktualisht ishte me masë arresti shtëpie.
Mësohet se autorët e kanë keqtrajtuar në mjediset e banesës së njërit prej tyre. Policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave.
Alti Nallbati, së bashku me vëllain e tij deputet më 3 maj u konfliktuan në Bilisht me një shofer kamioni, të cilin e dhunuan. Deputeti Nallbati u paraqit në SPAK më 27 tetor lidhur me këtë ngjarje. Për mediat pretendoi se ishte një sulm politik, edhe pse në pamje shihej teksa, edhe në prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur shoferin. Për këtë ngjarje u pranga u vu vëllai i tij, i cili më vonë u la në masën detyrim paraqitje. Deputeti, edhe pse ishte më agresivi, nuk u procedua.
Pengmarrësi Trajan Çelikun më 1 tetor së bashku me 2 të tjerë dhunuan me sende të forta 39-vjeçarin me inicialet G.M.. Konflikti dyshohet se nisi për motive të dobëta dhe nuk është hera e parë që palët përfshiheshin në përplasje. Përplasja nisi me debate verbale, por shpejt degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta. Çeliku fillimisht ishte konfliktuar me 39-vjeçarin në mëngjes dhe më pas është rikthyer bashkë me dy persona të tjerë, duke përshkallëzuar sherrin. Në këtë moment, 39-vjeçari ka përdorur thikën duke plagosur njërin prej tyre.
Pengmarrësi tjetër i Ilir Topçiut, Marsel Buçi, është i njohur për konfliktin e tij me gangsteren e Bilishtit, Deizi Arapi. E reja tha se ish-kryetar i bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati, i cili është aktualisht deputet i PD-së, fshihej pas zjarrvënies së mjetit të saj. Sipas Arapit, Nallbati kishte porositur, Marsel Buçin që t’i vinte flakën mjetit të ‘gangsteres’ së Bilishtit. 27-vjeçarja pretendonte se konflikti kishte lidhje me pushimin nga puna të së ëmës së saj në bashki
Nga ana tjetër, më datë 10 tetor i është vënë flaka edhe mjetit të Marsel Buçit. I ati i Marsel Buçit ka lëshuar akuza ndaj Arapit se ajo fshihet pas djegies së makinës të djalit të tij.
Për djegien e makinës së Marsel Buçit (punonjës në karburantin e deputetit të PD-së) është arrestuar shtetasi Durim Stafa dhe Resmi Stafa (u shpall në kërkim) vëllezër. Nuk dihen ende motivet që shtynë këta shtetas për të ndërmarrë aktin e djegies së makinë së Marsel Buçit natën e 10 Tetorit 2022.
lajm në përditësim...

Dy pengmarrësit Alti Nallbati, Marsel Buçi, dhe deputeti Bledian Nallbati
Komente









