Në fund të pushtetit Sovjetik, më 23 gusht 1989, dy milion njerëz formuan një zinxhir njerëzor 675 km të gjatë përmes Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë.
Atë ditë, autoritetet kishin ndaluar kategorikisht çdo fluturim mbi këtozona.
Nga asgjëja një aeroplan Antonov An-2 u shfaq mbi turmë. Askush nuk e dinte se çfarë mund të ndodhte.
Papritur, drejt njerëzve, piloti Vytautas Tamošiūnas lëshoi ngarkesën e tij - luledielli, jargavan, gladiola. Një dush me lule ra nga lart mbi protestuesit.
"Nuk mendoj se jam hero", thotë sot piloti Tamošiūnas. "Kishte një ndjenjë në ajër që Bashkimi Sovjetik së shpejti do të shembej”
Tamošiūnas thotë se ishte ideja e Algimantas Norvilas për të hedhur lule.
"Kishte një urdhër për të anuluar të gjitha fluturimet atë ditë, por askush nuk më kishte porositur personalisht që të qëndroja në tokë. Pastaj i thashë vetes se, në fund të fundit, nuk do të bëja asgjë të gabuar ”.
Natën e 22 gushtit, një ditë para zinxhirit njerëzor, Tamošiūnas dhe shoku tjetër pilot Kazimieras Šalčius veshën bishtin e aeroplanëve të tyre me ngjyrat e flamurit Lituan, të verdhë, jeshil dhe të kuq.
"Vetëm disa njerëz ishin në dijeni të planin tonë për 23 gushtin. Padyshim që ne nuk donim t'i tregonim askujt për rrugën që do tbënim, as kush ishte piloti ynë i dytë apo ku do të uleshim për t’u furnizuar me karburant.
Vytautas Tamošiūnas e ngriti aeroplanin nga aerodrom Pociūnai, afër Kaunas. Lulet ishin mbledhur rreth Lituanisë dhe ishin transportuar ilegalisht në pistë.
Pasi hodhi të gjitha lulet e ngarkuara, piloti u ul 70 km larg, afër Ukmerge, për të marrë ngarkesën e dytë.
"Kishte aq shumë lule të grumbulluara në Ukmerge saqë më duhej të ulesha disa herë në tokë. Disa më thane se lulet kishin ardhur të ngarkuara në 12 kamionë. Një pjesë të luleve i hodha sipër bazave ushtarake Sovjetike"
Kur u ul për here të fundit në pistë, Tamošiūnas dhe avioni i tij u rrethuan nga agjentë të KGB, të cilët konfiskuan të gjitha mjetet personale, aeroplanin dhe grisën licencën e fluturimit. Sidoqoftë, ata nuk e arrestuan, vetëm e detyruan atë të shkonte dhe të dëshmonte pranë KGB.
“Agjentët nuk ishin shumë të ashpër, sepse ata ishin më të shqetësuar për t’u larguar nga Lituania, nga frika se mos gjykoheshin për veprimet e tyre”.
Fluturimi i kushtoi pilotit licencën e tij të fluturimit por vitin e ardhshëm vendet e Balltikut do të fitonin më në fund pavarësinë.