'Uaaa kamion...po nuk paska bateri', batuta e vogëlushit me Ramën gjatës vizitës në shtëpinë e re pas tërmetit të 21 shtatorit (VIDEO)

Jeta ka qenë e padrejtë për Namik Koxhaj në Kodër Kamëz, i cili do të humbiste nga jeta dy djemtë e tij dhe bashkëshorten. Situata do të rëndohej edhe më shumë, ku pas tërmetit të 21 shtatorit pllakosi dëshpërimi, sepse dëmet e shkaktuara e bënë të pabanueshme banesën e vjetër. Por sot është dita e një fillimi të ri. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i dorëzuan familjes Koxhaj çelësat e banesës së re ku jeton bashkë me një nga dy vajzat.

Ndërkohë momente të veçanta kryeministri i ka kaluar me djalin e vogël të familjes Koxha, të quajtur Doel. Rama i ka dhuruar një makinë  dhe një kamion lodër Doelit, i cili është lumturuar pa fund. Doeli me çiltërsinë e tij ka shkaktuar të qeshura, ku pasi mori makinën lodër vërejti që nuk kishte bateri.

Ndërkohë kryeministri njofton se të gjithë familjet që humbën banesat individuale do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin dhe brenda këtij vit.

" Kodër Kamëz - Në Shtëpinë e Re të familjes Koxhaj, ku pas tërmetit të 21 shtatorit pllakosi dëshpërimi, sepse dëmet e shkaktuara e bënë të pabanueshme banesën e vjetër... Por sot është dita e një fillimi të ri. Ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Të gjithë familjet që humbën banesat individuale do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin dhe brenda këtij vit" shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 15/01/2020 17:02

    Mire na e beni qe tallni trapin me ne.... popull dele....

    Përgjigju
  • Me mire do te behet: 15/01/2020 15:01

    Shume zgjati qe nga 17 Maj 2017 deri sot tek pazari i rradhes. Reforme, Zgjedhje te reja politike dhe ato lokale, Zhduket LSI, Ca bashki i merr PD, dhe PS mban serish qeverine. Luli mund ta humbase Partine, se do humbase serish. Fiton PS por ngushtesisht 73-74 vende.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë