Wagner dhe e ardhmja e Putin!

Wagner dhe e ardhmja e Putin!

Vladimir Putin, Yevgeny Prigozhin

Nga e premtja deri mbrëmë bota perëndimore kaloi një moment ankthi dhe pasigurie. Kjo ndodhi për faktin se Wagner, një grup paramilitarësh, thuajse me luftëtarë mercenarë, ish të burgosur me pjesëtarë edhe nga vende të ndryshme të Botës, pas një lufte në emër të Putin dhe Rusisë në Ukrainë, me vendim të komandantit të tyre, ish kuzhinieri i Putin dhe një njeri i paduruar shumë prej tij, me pretekstin e një sulmi të gabuar të forcave ajrore ruse që sulmuan gabimisht duke vrarë rreth 100 anëtarë të këtij grupi, vendosen të merrnin nën kontroll qytetin Rostov dhe u nisën drejt Moskës për të rrëzuar Putin dhe makinerinë e pushtetit të tij.

Bota perëndimore u gjet para një fakti që mund të prodhonte shumë pasiguri e në fakt askush prej tyre nuk po gëzohej se Putin mund të binte. Kjo për faktin se nëse pushtetin do e merrte Wagner dhe do të konfirmohej lideri i tyre si drejtues i Rusisë, sigurisht ngjarjet do të merrnin një kthim ndoshta edhe më shumë problematik. Kjo duke pasur parasysh faktin se Rusia ka një arsenal të frikshëm bërthamor e nëse bie në dorën e aventurierëve, ferri i shkruar në librat e shenjtë mund të bëhen realitet në botën njerëzore.

Nismën e grupit Wagner e quajtën si një tentativë për grusht shteti edhe pse në fakt nuk kishte asnjë karakteristik të tillë. Grushti i shtetit ndodh, kur ndonjë drejtues i ushtrisë së rregullt të një vendi merr nën kontroll menjëherë kryeqytetin, rrethon institucionet, selinë e televizioneve shtetërore dhe arreston menjëherë Presidentin dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë. Nisja e grupit Wagner nga Rostov drejt Moskës ishte një aventurë ose një lojë e shtirur, sepse pushtetit i Putinit ishte i garantuar dhe nuk kishte asnjë tradhti nga rreth i tij ngushtë, qoftë edhe nga gjeneralët e tij.

I pari lider që reagoi në mbështetje të Putinit ishte Erdogan i cili në fakt shpëtoi nga një grusht shteti i mirëfilltë. Reagimi i Erdogan ishte një arsye me shumë për të besuar se kjo është një lojë e s'ka asgjë serioze. Madje, ka plot teori që edhe rasti ndaj Erdogan ishte i kurdisur prej tij për të pastruar pushtetin nga çdo kundërshtar potencial e për të dhënë sinjalin se nisma të tilla ne të ardhmen s'mund të kenë sukses.

Formalisht Putin mbajti një konferencë për shtyp duke e krahasuar nismën e Wagner të ngjashëm me revolucionin Boshlevik. Pra, edhe ai vetë nuk e konsideronte grusht shteti, por ndoshta kryengritje ushtarake. Po cili ishte mesazhi i vërtetë i Putin me daljen e tij për media: për herë të parë e konsideroi veten viktimë, u prezantua si patriot, nacionalist e doli kundër revolucionit bolshevik, prodhim i të cilit ka qenë edhe ai vetë qoftë si profesionist duke shërbyer në Gjermaninë e Lindore, por edhe si lider politik.

Si do të dal Putin dhe pushtetit i tij pas ngjarjeve të 3 ditëve të fundit! Së pari do të eliminojë politikisht çdo kundërshtarë potencial edhe në radhët e Ushtrisë duke i akuzuar për tradhti kanë me pretekstin se kanë bashkëpunuar me Wagner. Së dyti, në sytë e rusëve do të shihet si një patriot i madh se jeta e tij po rrezikohet se po mbron Atdheun. Së treti, Perëndimi nga frika e çdo skenari të ri të paparashikuar do të kërkojnë të gjejnë marrëveshje me Putin, qoftë edhe për Ukrainën.  Së katërti, pushteti i Putin në thelb nga sot e mbrapa është më i brishtë e po ashtu e brishtë është edhe ardhmja e Rusisë. Së pesti, shtetet duhet të heqin dore nga organizata të jashtme ushtarake, sepse këto janë kundër rregullave të Pushtetit klasik e mund të kthehen në problem serioz si të pamenaxhueshëm. Së gjashti, edhe lufta në Ukrainë mund të marr një perspektivë tjetër ndryshe nga ajo që ishte menduar deri më sot. Gjithësesi, jetëgjatësia politike e Putin do të varet nga rezultati ushtarak që Rusia do të ketë në Ukrainë. Së shtati, për shkak të kulturës që ka Rusia që nga Revolucioni Bolshevik e deri më sot, për shkak të sistemit të trashëguar dhe asaj që Putin ka sofistikuar, është e sigurt se Putin nuk rrezohet me votë apo me procese të ashtuquajtura demokratike, por arsye ndoshta shëndetësore/natyrale ose për ndonjë përmbysje që mund t'i ndodh nga brenda sistemit!

Përmes Wagner, Putin arrin të shkarkojë Ministrin e Mbrojtës dhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë. Këtë e bëri me pretekstin për të shpëtuar Rusinë nga një "tradhti" e brendshme. Nëse do i bënte në rrethana të tjera, mund të rrezikohej nga një rebelim i egër nga radhët e ushtarakëve.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë