Wall Street Journal: “Merr
zjarr” beteja për gazsjellësit
Miratimit të memorandumit tripalësh për gazin i ka kushtuar një artikull shumë të hollësishëm analitik gazeta prestigjioze Wall Street Journal. Fakti që marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kombeve të Bashkuara i dha TAP-it një moment lavdie globale.
Miratimit të memorandumit tripalësh për gazin i ka kushtuar një artikull shumë të hollësishëm analitik gazeta prestigjioze Wall Street Journal. Në një shkrim nga Alessandro Torello, thuhet se, pas përjashtimit të dy nga katër projektet, që konkurronin fillimisht për të sjellë gazin natyror të Detit Kaspik në Europë, Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan të premten një marrëveshje mbështetjeje politike për Gazsjellësin TransAdriatik (TAP).
Fakti që marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kombeve të Bashkuara i dha TAP-it një moment lavdie globale.
Në fakt, marrëveshja është e rëndësishme, shkruan gazeta. TAP ka nevojë të dëshpëruar për mbështetje politike, që është thelbësore për zhvillimin e çdo gazsjellësi dhe tregon se qeveritë do të shpenzojnë kohë dhe kapital politik, që të sigurohen që projekti të bëhet funksional. Në këtë rast, marrëveshja ka akoma edhe më shumë rëndësi. Deri pak muaj më parë, si Italia ashtu dhe Greqia mbështesnin një tjetër projekt gazsjellësi: Interconnector Turkey-Greece-Italy (ITGI), që mbështetej nga dy nga kompanitë e tyre të energjisë, Edison SpA dhe DEPA.
ITGI u përjashtua nga konkurrenca për gazin Kaspik dhe marrëveshja e të premtes tregon se Italia dhe Greqia e kanë ndryshuar tashmë strategjinë e tyre dhe janë pozicionuar në kahun e TAP.
Por TAP gjithsesi do të kalojë disa pengesa përpara se ëndrra të bëhet e vërtetë.
Mbështetja e qeverive do të bëhet shumë e prekshme në momentin që një kompani (e kontrolluar nga shteti) do të hyjë si një aksioner i TAP-it. Asgjë nuk është finalizuar akoma, por kompania italiane ENEL ka shfaqur interes për TAP-in prej muajsh, ndaj diçka mund të lëvizë. Disa analistë e shohin këtë partneritet si pika reale e kthesës në mbështetjen e vendit për gazsjellësin.
Ka dhe një tjetër sfidë për TAP-in: miratimi politik dhe publik në nivel vendor. Në Itali ka shumë shembuj të protestave të komuniteteve kundër projekteve të mëdha të infrastrukturës, që shihen si një humbje parash dhe shkatërruese për vendet e bukura. TAP-i do të duhet të punojë shumë që të fitojë zemrat e njerëzve të Pulias, rajonit juglindor, ku gazsjellësi duhet të kalojë nëpër tokë, pasi të kalojë detin drejt Shqipërisë.
Hapi tjetër është që gazsjellësi të përfundojë miratimet rregullatore. Do t’i duhet që të lëvizë shpejt: pronarët e gazit Kaspik po planifikojnë që të zgjedhin midis TAP-it dhe konkurrentit të tij Nabucco West (që do të kalojë në Europën qendrore) më e largëta deri në mesin e 2013-s. Pikërisht në atë kohë kur Italia do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme.
(ge.ko/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 1763
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor, 20:13
-
Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e "ndëshkimit" të Biden në OKB
25 Nëntor, 20:01
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor, 19:48
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor, 19:36
-
E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që drejtonte zetorin (EMRI)
25 Nëntor, 19:18
-
Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin
25 Nëntor, 19:10
-
Tronditet Turqia/ 33-vjeçari vret prindërit, gruan, fëmijën, 3 të tjerë dhe veten
25 Nëntor, 19:06
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor, 18:45
-
Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)
25 Nëntor, 18:45