Wall Street Journal: Shpejt
dialogu Prishtinë-Beograd

Wall Street Journal: Shpejt <br />dialogu Prishtinë-Beograd
NJU JORK- Beogradi dhe Prishtina mund të ulen shumë shpejt në tryezën e dialogut. E përditshmja amerikane "Wall Street Journal" në një artikull të sajin shkruan se nga takimet mes shefes së politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton dhe liderëve serbë e kosovarë janë dhënë sinjale pozitive.

 Pavarësisht se nuk kanë munguar komunikimet për detajet teknike, që prej muajit shkurt nuk ka patur takime të zyrtarëve të nivelit të lartë.

Gazeta amerikane vlerëson se që nga takimet e fundit ndërmjet përfaqësuesve të ekipeve negociatore në Bruksel janë shtuar tensionet. “Serbia ka votuar liderë nacionaliste si Tomislav Nikoliç për President dhe Ivica Daçic për kryeministër. Ekziston skepticizmi ndaj përkushtimit të tyre për atë që Brukseli e quan proces i normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit e Prishtinës", shkruan gazeta. Megjithatë, Nikoliç dhe Daçiç kanë dhënë mesazhet pozitive gjatë pjesëmarrjes së tyre në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

 I pyetur nëse është rënë dakord për raundin e ri të negociatave, një diplomat i lartë evropian konfirmoi këtë fakt por tha se ende nuk ka një datë konkrete. Rinisja e negociatave ka shumë rëndësi për Beogradin për shkak se Bashkimi Evropian mund të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Kosova gjithashtu më 10 tetor do duhet të marrë studimin e fizibilitetit nga BE-ja çka konsiderohet si hapi i parë drejt procesit të gjatë të anëtarësimit.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi