FIER- Vetëm mëngjesin e sotëm forcat e Policisë së Fierit kanë bërë të mundur arrestimin e 6 personave të shpallur në kërkim.
 
Intesifikohet puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në Fier, në një operacion të vetëm, të koduar “Wanted” (i kërkuar), kanë marrë pjesë rreth 70 forca të Drejtorisë së Policisë Fier dhe efektivët e komisariatit të Policisë Fier, duke realizuar arrestimin e 6 personave në kërkim dhe 14 kontrolle banesash.
 
Vetëm në mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga të shumë kërkuarit: Orniel Bacinofki, i dënuar 25 vjet për vrasje, Aranit Gega, i dënuar 13 vjet për trafik droge, Sinan Pernikaj, dënuar me arrest dhe burgim për trafik droge, Agim Beqiraj, i dënuar me 7 vjet burg për trafik droge, Mustafa Abazaj, i dënuar për vjedhje me arrest në burg dhe Kapo Tafilaj, i dënuar me arrest në burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)