Warlick: Jo zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë

Warlick: Jo zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Mary Warlick, ka deklaruar se Serbia nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje lokale në Republikën e Kosovës. 

Por sa u përket zgjedhjeve parlamentare, ajo ka thënë se serbët me shtetësi të Serbisë, kudo në botë, edhe në Kosovë, duhet të kenë mundësinë për të votuar. “Shtete e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë se organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë nga ana e Serbisë do të ishte veprim ilegal, ka thënë ambasadorja Warlick për radiotelevizionin e Novi Sadit.

Autoritetet kosovare tashmë janë shprehur kundër zgjedhjeve lokale të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke paralajmëruar se ato do të pengohen qoftë edhe me forcë. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se nuk duhet lejuar të organizohen as zgjedhjet parlamentare të Serbisë, pasi kjo e fundit nuk e ka njohur pavarësinë Kosovës. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'