Warren Buffet po shet aksione dhe po grumbullon cash! A di diçka që ne nuk e dimë?

Warren Buffet po shet aksione dhe po grumbullon cash! A di diçka që ne nuk e dimë?

Shumë po pyesin dhe shumë po përpiqen të gjejnë përgjigje se përse Warren Buffett, po heq miliarda dollarë aksione dhe po grumbullon likuiditet. I konsideruar si një nga investitorët më të mëdhenj ndonjëherë, përmes kompanisë së tij Berkshire Hathaway, Buffett ka bërë disa rregullime në portofolin e tij vitin e fundit, duke përfshirë edhe largimin nga disa kompanive gjigante.

Në 6 muajt e parë të vitit 2024 ai shiti 55.8% të aksioneve që zotëronte në Apple. Ai gjithashtu shiti një bllok të madh të aksioneve që kishte në Bankën e Amerikës. Wall Street Journal vlerëson se Buffett llogarit tashmë rreth 325 miliardë dollarë në para të thata dhe ekuivalente të saj (kryesisht në formën e bonove të thesarit).

Teoritë se ai që ka epitetin “Orakulli i Omahas” po bën këto zgjedhje janë të shumta. Ka nga ata që i frikësohen një kolapsi ekonomik ose tregu i aksioneve ka arritur një kulm.

Në çdo rast, është e drejtë të dihet se Buffett, 93 vjeç dhe njeriu i 10-të më i pasur në botë me një pasuri prej 146 miliardë dollarësh sipas Bloomberg, njihet për përshtatjen e vazhdueshme të strategjisë së tij me ndryshimet e tregut, duke e ribalancuar rregullisht portofolin e tij për t’u fokusuar në mundësi më fitimprurëse dhe për të zvogëluar rrezikun.

Për shembull, kompania Berkshire Hathaway ka reduktuar ekspozimin e saj ndaj kompanive tradicionale të energjisë vitet e fundit, duke lëvizur në vend të kësaj drejt kompanive që diversifikojnë biznesin e tyre ose fokusohen në energjinë e rinovueshme.

Si një investitor vlerash, qasja e Buffett është të blejë aksione që tregtohen dukshëm nën vlerën e tyre potenciale ose të blejë kompani të mëdha me çmime të drejta. Për momentin, megjithatë, tregu është i shtrenjtë dhe siç tha vetë Buffett, shumë kompani në sektorin e Teknologjisë kanë vlera monstruoze në treg.

Një mundësi tjetër është maturia. Kur Recesioni i Madh pushtoi ekonominë amerikane, Berkshire qëndroi si fener stabiliteti. Duke pasur parasysh nivelet e mëdha të likuiditetit, kompania e tij mund të dalë e padëmtuar nga ndonjë stuhi ekonomike e ardhshme. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/11/2024 01:24

    Po i del perpara te keqes qe po vjen ne Janar,nje Amerike ne nje gjendje diku midis autokracise e fashizmit.Cfare prodhon ne burse e tregun nderkombetar nje situate e tille?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë