Maratona/ Rrëmben për të tretin vit radhazi vendin e parë në kategorinë ‘We Too’, i riu paraplegjik s'ia lë garën rastësisë: Ia dola me shumë punë

Për të tretin vit me radhë, Safet Plangaj fiton vendin e parë në kategorinë We Too në Maratonën e Tiranës. Edhe këtë vit në maratonë nuk munguan kategoria frymëzuese e personave me aftësi të kufizuara. Për Report Tv, Plangaj tregon vështirësitë e personave paraplegjikë për të marrë pjesë në eventin më të madh sportiv të kryeqytetit.

Garën nuk ia lë aspak rastësisë, e vendin e parë për të tretin vit radhazi e ka fituar me mund e punë.

“Shumica nuk marrin pjesë sepse parashikimet janë shumë të mëdha në Shqipëri. Ka shumë njerëz që nuk marrin pjesë vetëm për këtë arsye. Jam shumë i lumtur, krenar. Falënderoj familjen dhe shoqërinë për mbështetjen.

Unë përgatitem për garën, unë merrem me gjimnastikë dhe gjithmonë jam në lëvizje, ushtrime”, tregon ai për Report Tv.

E quan një ditë të veçantë, ndërsa tregon se u përball me konkurrentë shumë të fortë.

“Kjo ditë për mua është e veçantë se mora vendin e parë, një lodhje shumë e madhe, ia arrita t’ia dal me konkurrentë shumë të fortë. Krejt vijnë këtu që të argëtohen dhe pse jo të marrin edhe një çmim. Është hera e tretë që marr pjesë dhe hera e tretë që fitoj vendin e parë”, tha Plangaj.

Një tjetër pjesëmarrës i kategorisë ‘We Too’ rrëfeu për Report Tv emocionet e kësaj gare. Ai thotë se paraplegjikët vrapuan për të mbështetur një kauzë të rëndësishme, duke përcjellë mesazhe shprese dhe guximi.

“Unë jam përfaqësues i shoqatës së invalidëve që janë këtu. Është diçka shumë e bukur për ne dhe këdo. Është diçka që edhe ne e shijojmë jetën sado pak. Është diçka shumë e mirë, ndihemi njësoj si të tjerët. Çdo vite paraplegjikët kanë dalë dhe do vazhdojnë se kjo është dita jonë. Sot ka shkuar shumë mirë, shumë qetë. Është hera e dytë që marr pjesë”, tregon ai.

Rreth 5 mijë pjesëmarrës iu bashkuan Maratonës së Tiranës në katër kategori, “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K”, 10 km, dhe “We Too”.

Fituesit e kategorisë We Too
Për meshkuj
1-Safet Plangaj
2-Denis Kaplani
3-Napolon Nadilaj
Për femra
1-Elona Bodini
2-Enjola Duraku
3-Fatbardha Nuzi
SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

PS propozon ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje, kërkon ta kalojë me procedurë të përshpejtuar, debat në kuvend

PS propozon ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje, kërkon ta kalojë me procedurë të përshpejtuar, debat në kuvend