"Wealth-X": Zamir Mane,miliarderi
i parë i Shqipërisë me 1,2 miliardë$

i parë i Shqipërisë me 1,2 miliardë$">
TIRANË – “Wealth-X”, ndërmarrje e trurit financiar me bazë në Singapor, e specializuar në identifikimin e tycoon-wve botërorë më të pasur përllogarit se Zamir Mane është miliarderi i parë i Vendit të Shqiponjave; brenda dy dekadave ka bërë 1,2 miliardë dollarë pasuri.

Sipërmarrësi shqiptar me influencë, Zamir Mane, president i Ceo dhe Balkan Finance Investment Group (Balfin) - ndërmarrja më e madhe private në Shqipëri, është miliarderi i parë i Vendit të Shqiponjave.

E bëjnë të ditur faktin përllogartjet e “Wealth-X”, ndërmarrje e trurit financiar me bazë në Singapor, e specializuar në identifikimin e tycoon-ëve botërorë më të pasur, pikërisht me ata që i kapërcejnë 30 milionë dollarët.
 
Sipas vlerësimeve të Wealth-X, pasuritë e Manes – brenda dy dekadave një nga sipërmarrësit me më shumë sukses në Tiranë me investime në shumë sektorë edhe në imobilaret, në shpërndarjen e madhe të elektronikës – vlerësohen në rreth 1,2 miliardë dollarë.

Sipas asaj që saktëson siti zyrtar i grupit Balfin, ndërmarrja ka qenë e para në Shqipëri që “ka zhvilluar konceptin e rrjetit të dyqaneve'', që ka krijuar ''qendrën e parë tregtare'' në kuptimin modern në Shqipëri dhe që ka zhvilluar një park logjistik në kryeqytetin shqiptar, transmeton lajmin Ansa.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN