Një dramë xhelozie fshihet pas vendimit të manjatit australiano-amerikan Rupert Murdoch për tu divorcuar nga gruaja e tij e dytë, biznesmenia kineze Wendi Deng.

“Ose mua ose Tonin” ka qenë zgjedhja që është vënë para Wendi-t verën e kaluar kur u nda dhe ish partneri i saj Murdoch.

Kjo pasi në mes të kësaj historie ka qenë pikërisht ish kryeministri  britanik Tony Blair.

Përveç kësaj ai është edhe një nga kumbarët e fëmijëve të Wendi-t dhe Murdoch.

Thashethemet se mes Blair dhe Wendi-t kishte një marëdhënie qarkullonin prej kohësh.

wendy e murdoch

Madje këto spekulime janë forcuar më shumë kur filluan të qarkullonin fjalë edhe se ata kishin fjetur tre herë bashkë në të njëjtën shtëpi pa ditur gjë Murdoch.

Por dy të përmendurit për historinë e dashurisë e kanë mohuar gjithmonë historinë e dashurisë mes tyre.

Por ka qenë "Daily Mail" që ka publikuar të dielën një shkrim ku thuhet se Wendy në një shënim për Blair ka pranuar se ka pasur ndjenja për Blair.

Kjo ka bërë që pasi Murdoch të marë vesh këtë lajm të vërë Wendi-n mes një zgjedhje: “Ose atë ose Blair”.

Përgjigja e Wendi-t nuk dihet por dihet që e gjitha kjo histori përfundoi me një divorc mes tyre.  

Murdoch dhe Wendi ishin njohur gjatë një udhëtimi të tij në Hon Kong dhe më pas ata u dashuruan.

Murdoch mori vendimin e tij për martesë me kinezen bukuroshe menjëherë pasi ishte ndarë nga gruaja e tij e parë.

Përveç faktit se ata kanë fjetur në të njëtën shtëpi për tre netë, thuhet se kanë kaluar një natë bashkë edhe në një jaht të Rupert.

Një tjetër burim ka treguar për Mail se lidhja mes Rupert dhe Wendi-t ishte në krizë dhe se ajo ka gjetur një shpatull për tu mbështetur tek Blair.

Pas këtij lajmi të shohim se si do të reagojë ish zonja e parë e Mbretërisë së Bashkuar, Chaire.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)