Wenger në ndeshjen e 900
në pankinën e Arsenalit

Wenger në ndeshjen e 900<br />në pankinën e Arsenalit
Arsene Wenger është shprehur i lumtur,por edhe i befasuar me arritjen e 900 ndeshjeve si trajner i Gunners. Këtë fundjavë, do të jetë një sfidë unike për teknikun transalpin pasi do të festojë një ndeshje jubilare me londinezët.

”Unë jam i befasuar,sepse nuk e di se ku kanë shkuar 899 ndeshje.Ju duhet të përqendroheni në ndeshjet tjera dhe duket se i harroni ndeshjet pas jush. Kjo është mbresëlënëse, 900 lojëra, por me rëndësi është që duhet të fitojmë, më shumë sesa statistikat e mia”, tha Wenger.

Trajneri i lindur në Strasburg deri tani ka 899 ndeshje dhe do arrijë ndeshjen e 900 me klubin londinez në takimin ndaj Norwich që zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 13:45 në Emirates. Wenger deri tani ka regjistruar 519 fitore,204 barazime dhe 176 humbje.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje

Kurti në Greqi: Me pabarazinë në rritje, gjasat për diktaturë janë në ngritje