Brazili i trajnerit Carlo Ancelotti është tronditur në prag të Kupës së Botës, e cila fillon më 11 qershor. Mbrojtësi i krahut, Wesley, nuk do të jetë pjesë e turneut pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen miqësore ndaj Egjiptit.
Pas ekzaminimeve mjekësore, u konfirmua se futbollisti ka pësuar një këputje të muskulit aduktor në kofshën e majtë, dëmtim që e bën të pamundur rikuperimin e tij në kohë për kompeticionin më të rëndësishëm ndërkombëtar. Si pasojë, Brazili ka zyrtarizuar largimin e Wesleyt nga lista e të grumbulluarve nga trajneri Carlo Ancelotti.
Në vend të tij është ftuar mesfushori i Atalantës, Ederson, i cili do t’i bashkohet menjëherë skuadrës braziliane për përgatitjet para Botërorit. Për 26-vjeçarin ka interes të shtuar nga Manchester United dhe kjo ftesë mund të jetë një trampolinë që pas Botërorit ai të kalojë nga Bergamo në 'Old Trafford'.

Éderson José dos Santos Lourenço da Silva
Komente


