Wesley Sneijder zbulon pagesën
që do ta transferonte në Kinë

Wesley Sneijder zbulon pagesën<br />që do ta transferonte në Kinë
Mesfushori holandës, Wesley Sneijder, ka qenë në vëzhgimin e skuadrave kineze, të cilat synonin blerjen e kartonit të tij dhe pak kohë më parë mediat njoftuan një transferim të mundshëm të holandezit.

Momentalisht Sneijder është pjesë e skuadrës turke të Galatasaray, ku po kalon një periudhë të mirë në karrierën e tij.

Ndërkohë që një largim  i mundshëm nga Turqia në drejtim të Kinës është njoftuar nga mediat, futbollisti vet është shprehur se do ta mendonte një transferim drejt Kinës vetëm për një pagesë prej 15 milionë euro në vit dhe me firmën në një kontratë 3 vjeçare.

“Do tu duhet të më paguajnë shumë për ta menduar një largim drejt Kinës, 15 milionë euro në vit dhe një kontratë 3 vjeçare”, është shprehur 32 vjeçari.
Nga ana tjetër disa ditë më parë, agjenti i holandezit ka deklaruar se shërbimet e lojtarit mund t’i merrte çdo skuadër e cila do të ofronte shifrën prej 7.5 milion euro.

Wesley Sneijder është një lojtarë i cili është formuar në akademinë e Ajax, ku edhe shkëlqeu gjatë karrierës së tij, duke fituar 7 trofe. Ai u transferua te Real Madrid në vitin 2007 për 27 milion euro.

Momentalisht Galatasaray i ka marrë shërbimet e lojtarit për 7.5 milionë euro.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar