Wess Mitchell: Askush nuk mund të
vërë veto për ushtrinë e Kosovës
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, tha të mërkurën në Beograd se askush nuk mund të vërë veto ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet tyre.
Ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Wess Mitchell, tha të mërkurën në Beograd se askush nuk mund të vërë veto ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje të dyja palëve që të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet tyre.
"Tash është koha për të punuar së bashku për zgjidhjen e problemeve", tha ai pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara besojnë që pikëpamja për një Serbi të lirë e të përparuar në paqe më fqinjët dhe e integruar në perëndim, është qëllim i përbashkët.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa theksoi se Kosova ka të drejtë të themelojë forcën e saj ushtarake që nuk do të ishte kurrfarë kërcënimi për Serbinë dhe serbët.
"Kosova ka të drejtë të formojë forcat e saj profesionale që do të merreshin me sigurinë dhe në të cilat do të përfshiheshin edhe serbët e Kosovës dhe në vazhdojmë të themi se askush nuk mund të vërë veto dhe të pengojë Kosovën që të zhvillojë strukturat e tilla", tha ai.
Kosova synon shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, por Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kërkojnë që kjo të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, gjë që është pamundësuar për shkak të kundërshtimit të Beogradit dhe serbëve të Kosovës.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ritheksoi mospajtimin me ngritjen e ushtrisë ndërsa tha se Serbia është e gatshme për kompromis por jo edhe si u shpreh, "përuljen e popullit serb".
Ai tha se Serbia ka përmbushur marrëveshjet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe akuzoi Kosovës që nuk ka themeluar asociacionin e e komunave me shumicë serbe.
Diplomati amerikan, Wess Mitchell, po qëndron në Beograd në kuadër të një vizitë ne rajon që e filloi të hënën me Kosovën.
Ai nxiti reagime të pushtetit në Serbi edhe me takimin me partitë opozitare serbe.
Më pas ai shkon edhe në Athinë dhe në Nikozi./Zëri/
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
44.1%
-
Keq
39.1%
-
Nuk e di
16.8%
Vota total: 1696
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Dritan idrizit në Itali, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve dhe foto e autorit! Detaje nga krimi dhe hetimet
10 Gusht, 11:00
-
Luana Vjollca ndahet nga i dashuri pas 8 vitesh së bashku! Brenda marrëdhënies konfliktuale të ish-çiftit, nga anulimi i dasmës, tek fundi i lidhjes
10 Gusht, 10:45
-
Banorët e rajonit të pasur me litium të Serbisë, zotohen të bllokojnë gërmimet e mbështetura nga BE-ja
10 Gusht, 10:37
-
Lezhë/ Terrorizuan banorët me krisma pistolete, arrestohen 2 të dyshuarit, nën hetim edhe pronari i mjetit! Ja çfarë dëshmoi (Emrat)
10 Gusht, 10:14
-
Imane Khelif fiton medaljen e Artë në Paris 2024! Boksierja algjeriane që trembi botën e shkaktoi 'furtunë' online, fitoi dashurinë e një populli
10 Gusht, 09:58
-
Serbia kushtëzoi hapjen e Urës së Ibrit me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut
10 Gusht, 09:26
-
Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione
10 Gusht, 09:18
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht, 09:06
-
Lufta/ Mes raketave e pritave sulmi i Kievit në Kursk nuk ndalet, Moska ka frikë për termocentralin bërthamor
10 Gusht, 08:58
-
Arrestohen katër të dyshuar për planifikim të sulmit ndaj policisë dhe të trazirave në protestën në Beograd
10 Gusht, 08:25
-
Lufta/ Izraeli godet një shkollë në Gaza, 100 të vrarë, IDF: Strehë e Hamasit! Egjipti: Provë se nuk do paqe
10 Gusht, 08:03
-
Temperatura deri në 40 gradë Celcius, ja parashikimi i motit për fundjavën
10 Gusht, 07:45