Gianluca Scamacca sezonin e ardhshëm do luajnë në Premier League. Sulmuesi i talentuar i Sassuolo-s do jetë pjesë e West Ham, pasi klubi anglez ka rënë dakord të pagujë 36 milionë euro dhe 6 të tjera në formë bonusesh.
23-vjeçari më herët ka qenë në listën e Paris SG, por Sassuolo nuk mori dot 50 milionë eurot e kërkuara. Jo vetëm kaq, por edhe Inter ishte i interesuar për sulmuesin e kombëtares italianë, pasi që në janar u përpoq të lidhte një parakontratë.
Kjo lëvizje ka ndikim edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare Armando Broja, pasi West Ham kishte ofruar 35 mln euro te Chelsea, por ende nuk kishte marrëveshje. Me blerjen e Scamacca-s pista e Brojës është sfumuar.