ANGLI - Tottenham siguroi mbijetesën në Premier League pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Evertonit në javën e fundit të sezonit 2025/26, duke fituar rivalitetin direkt për mbijetesë me rivalët e West Ham.
Golin vendimtar për Spurs e shënoi Joao Palhinha në pjesën e parë, duke i dhënë skuadrës tre pikë jetike në një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit. Tottenham arriti të ruajë avantazhin deri në fund dhe siguroi sezonin e 49-të radhazi në elitën e futbollit anglez.
Në anën tjetër, West Ham nuk arriti të shmangë rënien nga kategoria, duke i dhënë fund një periudhe 14-vjeçare në Premier League. ‘Çekanët’ kanë qenë një skuadër e stabilizuar në futbollin anglez gjatë kësaj kohe, duke marrë pjesë edhe në garat evropiane dhe duke arritur suksesin historik me triumfin në Conference League në vitin 2023.
Përveç West Hamit, nga elita ranë edhe Burnley dhe Wolverhampton, ndërsa Tottenhami shpëtoi dramatikisht vetëm në javën e fundit të kampionatit.
Megjithatë, edhe pse siguroi mbijetesën, sezoni mbetet zhgënjyes për Spurs, që e mbyllën kampionatin në vendin e 17-të dhe jashtë garave evropiane.
Komente




