GJERMANI - Ministri i jashtëm gjerman Guido Westervelle në një konference shtypi u shpreh se është e rëndësishme, që Italia jo vetëm në interes të saj por në interes të të gjithë Evropës, të formojë së shpejti një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale.
Forcat politike në Romë e dinë se Italia vazhdimisht ka nevojë për një politikë të konsolidimit të reformave, në mënyrë që të fitojë përsëri besimin e qytetarëve dhe tregjeve. Italia luan një rol qendror për të kapërcyer krizën e borxhit evropian është shprehur ministri gjerman.
Kjo është arsyeja pse ne mbështesim faktin se një qeveri e re do të vazhdojë politikën e konsolidimit dhe reformave. Prandaj është e rëndësishme për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe funksionale sa më shpejt të jetë e mundur.
Westervelle theksoi gjithashtu se kjo nuk është vetëm në interes të Italisë, por në interes të të gjithë Evropës. “Sepse ne të gjithë jemi në të njëjtën barkë për të kapërcyer krizën siç po ndodh edhe në vendet e tjera Franca ose Spanja. Dhe kjo është arsyeja pse është aq e rëndësishme që të gjithë ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të gjithë.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com