Westerwelle: Zgjedhjet e ndershme
në Kosovë, hap integrimi në BE

Westerwelle: Zgjedhjet e ndershme<br />në Kosovë, hap integrimi në BE
BERLIN - Ministri i Jashtëm Federal Gjerman, Guido Westerwelle në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë ka lëshuar një deklaratë, ku përshëndet shprehimisht zhvillimin për herë të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë edhe në veri të vendit.

"Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në zhvillimin politik të Kosovës. U bëj thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje me rëndësi themelore. Përmes pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje qytetarët do të mund të garantojnë, që zëri dhe çështjet e tyre në Kosovë të dëgjohen".

"Të gjithë personat me përgjegjësi politike do të duhet të angazhohen për një zhvillim zgjedhjesh të lira e të ndershme. Zgjedhjet janë një kriter matës i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të Kosovës", ka theksuar Westerwelle.

Ai ka vlerësuar se "perspektiva e Kosovës ashtu si edhe ajo e fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet e suksesshme kanë rëndësi të madhe në përparimin e mëtejshëm në këtë rrugë të përafrimit".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike