"WhatsApp", së shpejti ndryshime
të mëdha në aplikacion

të mëdha në aplikacion">
"WhatsApp", është një nga aplikacionet e komunikimi në internet nga më të përdorurit në botë dhe ofron një nga mundësit më të mëdha të nxerrjes së përfitimeve ekonomike.
 
Pas blerjes nga "Facebook", kompania hoqi tarifën e pagesës prej 1 dollarë në vit për përdorimin e tij, ndërkohë tashmë ajo kërkon që shumë shpejt të filloj të marri të ardhura prej investimit që bëri  në vitin 2014.
 
Ndryshe nga rastet e tjera ku përdoruesit ngarkohen me një tarifë të vogël për përdorim të apliakcionit, drejtuesit e "WhatsApp", kanë zgjedhur që të tërheqin korpoata të ndryshme për t'i përdorur shërbimet që aplikacioni ofron kundrejt pagesës.
 
Momentalisht, projekti është në një fazë eksperimentale dhe nëse rezulton i suksesshëm, nëpërmjet pagesave bizneseve të ndryshme do t'u jepet mundësia të komunikojnë drejtpërdrejt me klientët e tyre.
 
"WhatsApp", shpreson që bizneset ta përdorin aplikacionin për të bërë porosi të ndryshme si dhe për të reklamuar veten e tyre te klientët e mundshëm.
 
Nga ana tjetër deri në këto momente janë bizneset ato që duke shumë optimiste për këtë lëvizje të "WhatsApp",  por jo përdoruesit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj