“Whatsapp” sjell opsionin e ri, tashmë lidhje video në grup

“Whatsapp” sjell opsionin e ri, tashmë lidhje video në grup

Foto ilustruese

“Whatsapp” lajmëroi në muajin maj se do të fuste thirrjet në grup audio dhe video gjatë këtij viti. E pikërisht sot ky aplikacion është i përdorueshëm në iOS dhe Android.

Sipas “Whatsapp”, thirrjet bëhen deri në katër vetë njëkohësisht, pavarësisht vendndodhjes së këtyre personave.

Në vitin 2016 “Whatsapp” nisi së pari lidhjen me video, ndërsa telefonatat vetëm me audio janë bërë që në 2014 dhe tani përdoruesit e tij harxhojnë gjithsej 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon.

Gjithashtu kompania ka treguar se e reja është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni “online”.

“Whatsapp” ka bërë me dije se ka 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë