Aktori dhe këngëtari amerikan Will Smith, i cili do të performojë në ceremoninë e mbylljes së Kupës Botërore në Moskë. Në konferencën për shtyp Smith ka folur për herën e parë që pati kontakt me futbollin evropian.
Kupa e Botës në Seul ishte e para që pashë. Ishte shumë ditë e lumtur për mua sepse kuptova që ne amerikanëve na kishin shkëputur nga futbolli i vërtetë. Prej asaj dite unë kam qenë në tre nga katër Botërorët e fundit. Evenimente të tilla përcjellin energji masive.
Will Smith, këngëtar dhe aktor
Smith tha gjithashtu se ai gjithmonë ndjehet mirë kur viziton një vend historikisht të pasur si Rusia, pasi kjo gjë e bën të kuptojë se sa e re është Amerika. Smith do të këndojë këngën zyrtare të turneut të titulluar "Live it Up", në stadiumin Luzhniki së bashku me yllin amerikan Nicky Jam dhe këngëtarin dhe Era Istrefit.