William dhe Kate, elegantë dhe plot sharm

Treshja mbretërore, Princi William, bashkëshortja e tij Kate dhe Princ Harry janë fotografuar në Zvicër ditën e djeshme ku kanë marë pjesë në një ceremoni martesore.

Ata janë dukur mjaft të gëzuar dhe të relaksuar gjatë ceremonisë së zhvilluar në një prej resorteve më të mëdha të skive në Zvicër të quajtur “Arosa”.

william kate

Ata kanë qenë të pranishëm në dasmën e mikut të tyre, lojtarit të polos (lojës së famshme me kuaj), Marc Tomlinson dhe partneres së tij Laura Bechtolsheimer.

Kate edhe pse shtatzënë është dukur mjaft elegante dhe në formë veshur me një pallto ngjyrë bezhë dhe me një kapele kafe në kokë.

william kate

Gjithashtu dhe dy vëllezërit William dhe Harry gjithashtu janë dukur mjaft shik veshur me kostume.

Më pas çifti mbretëror, William dhe Kate, kanë shijuar momentet e pushimit, ku janë fotografuar duke bërë ski së bashku.

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane

O’Brien: Kosova e Serbia duhet të ecin përpara për hir të së ardhmes së tyre europiane