Serena Williams është shpallur fituesja e Grand Slam-it të tenisit në Wimbeldon. Tenistja amerikane ka arritur të mposhtë Radvanskën me rezultatin 2-1 me stete. Williams ka dominuar të gjithë ndeshjen duke mos e vënë në dyshim asnjëherë fitoren. Seti i parë përfundoi me fitoren e Ëillimas me rezultatin 6-1, pas setit të parë ndeshja shkoi në një pushim të deturuar për shkak të rreshjeve të shiut që përshfinë vendin. Shiu dhe pushimi duket se ndikuan pozitivisht te Ravdanska, e cila fitoi setin e dytë me rezultatin 5-7 duke e dërguar ndeshjen në setin final. Willimas me eksperiencë arriti ta zgjidhë mjaft mirë duke fituar me lehtësi me shifrat 6-2. Ky është titulli i pestë në Wimbelton për Williams, po kaq ka edhe motra e saj Venus Willimas.