Dita e pestë e Lojërave Olimpike në Londër ka sjellë një medalje mjaft të çmuar për organizatorët e eventit të 30- të. Bradley Wiggins ka matur forcat në kronometër, në gjatësi 44 kilometra duke përfunduar i pari në finish. Wiggins ka realizuar një garë perfekte në rrugët e Londrës. Me këtë fitore Wiggnis ka hyrë në histori si britaniku i parë që arrinë të fitojë shtatë medalje olimpike.
Gjithësej katër medalje të arta, dy të argjenda dhe një bronzi. Në vendin e dytë ka përfunduar një tjetër britanik Chritopher Froom, ndërsa në vendin e fundit në podium ka dalë gjermani Tony Martin. Fabian Cancelara është pozicionuar në vendin e shtatë duke zhgënjyer me paraqitjen e tij.
Në garën e femrave fituese në kronometër është çiklistja Kristin Armstrong, e cila mbrojti titullin e fituar në Pekin. Medaljen e argjendtë e fitoi gjermania Judith Arndt, ndërsa të bronzit Olga Zabelinska.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com