I veshur me kostum fluturues, praktikuesi i wingsuiter, Daniel Ossio, sfidoi një aeroplan të vogël që fluturonte mbi Algarve, në lartësi 4500m. 39 vjeçari norvegjez teksa performonte në qiellin e Portugalisë, u ndesh me një aeroplan të vogël sportiv poshtë tij. Shoku tjetër i ekipit, norvegjezi Espen Fade, filmoi çdo gjë dhe video-ja e lançuar prej tij u bë virale. Daniel Ossio, pa u menduar dy herë, u lëshua drejt krahëve të avionit, qëndroi paralelisht me to, pastaj, “i droguar” me adrenalinë, devijoi poshtë barkut të Yet-it plot guxim dhe kordinim, pasi një aventurë e tillë mund edhe ta çonte drejt fatalitetit.
Wingsuiter është një sport fluturimi, i praktikuar si disiplinë sportive në fund të viteve 90’. Kostumi i zogut, që është i ngjajshëm për nga forma me trupin e lakuriqit të natës, me ndihmën e dy motoreve mbushet me ajër dhe lejon sportistin të fluturojë, fluturim që përfundon me hapjen e parashutës, për një zbritje të butë në sipërfaqen e tokës.
Përpjekjet e hershme për të krijuar një kostum fluturues, kanë nisur që në vitin 1912 nga rrobaqepësi austriak, 33-vjeçari Franz Reichelt, i cili kërceu nga Kulla Eifel për të provuar shpikjen e tij. Pasi mashtroi rojet duke thënë se eksperimenti do të zhvillohej me një mankin dhe pas hezitimit fillestar, ai u lëshua në ajër dhe përfundoi i vdekur në tokë. Me vonë, në vitin 1999, finlandezi Jari Kuosma krijoi të parën këmishë të sigurt fluturimi, e para e ofruar për publikun bashkë me një program instruktazhi./Përgatiti Ilir Çuçi