Agron Kuliçi, n/drejtor i pergjithshem i policise se shtetit, – “drejtori real” i saj, sipas stilit te njohur Berisha “dyshi eshte njeshi”, – eshte nje person shume i dyshimte per ambasaden amerikane ne Tirane. Nje kabllogram i Wikileaks “konfidencial” publikuar nga mediat shqiptare këtë vit, drejtuar DASH nga ambasadori Withers shkruan lidhur me ish-truprojen personale te Berishes, sot ne krye te policise:
“Ne kemi arsye të besojmë, sikurse edhe disa agjenci inteligjente amerikane se jo vetëm praktikat korruptive për Kuliçin jane tashmë të njohura, por vetë Kulici, ndoshta ka ndihmuar Dritan Dajtin për t’i shpëtuar arrestimeve të dështuara në të shkuarën”
Duke cituar burime brenda Policisë Shqiptare, ambasada amerikane në shqetësimin për zotin Kuliçi njofton departamentin amerikan të shtetit se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit u zhvillua pikërisht në muajin Gusht kur Kulicaj ndodhej jashtë Shqipërisë për mos t’i dhënë mundësi sinjalizimi Dajtit”. Dritan Dajti në gusht të dy viteve më parë vrau 4 policë.
Burgaj, ambasadës: Unë nuk merrem dot me Kuliçin, thuajini Berishës për të
Komenti mbylles i ambasadorit Withers në këtë kabllogram nxjerr në pah pozicionin e vështirë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përballë vartësit të tij Agron Kuliçi: “Burgaj na ka shprehur se ai ka problemet e tij me Kuliçin dhe të tjerë të supozuar për korrupsion në polici dhe lidhje me krimin e organizuar. Zoti Burgaj është i intimiduar pasi Kuliçi është një i afërt i kryeministrit dhe ish-bodigard i tij. Sugjerimi Burgajt lidhur me shqetësimet e ambasadës në lidhje me Kuliçin duhet t’i prezantohen kryeministrit Berisha, i cili është i vetmi që mund të marrë vendimi me postin se ku mund të punojë ish-bodigardi i tij”…
Kush është Agron Kuliçi
Agron Kuliçi, aktualisht zëvendësdrejtor i Policisë së Shtetit, prej gati dy dekadash ka hyrë dhe dalë në Policinë e shtetit. Pas rënies së qeverisë Meksi, ku shërbeu si figurë e ulët në polici dhe formimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, emërohet shef komisariati në Elbasan. Në maj 1997, plagoset gjatë masakrës së Cërrikut, ku mbetën të vrarë gjashtë gardistë dhe u plagosën 16 të tjerë.