
Rindërtimi i Gazës mund të kushtojë deri në 37 miliardë paund, afërsisht 50 miliardë dollarë, sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili aktualisht është në një mision në Izrael.
"Vlerësimet janë rreth 50 miliardë dollarë (37.2 miliardë paund). Mund të jetë pak më pak; mund të jetë pak më shumë", tha ai për CBS News.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nevojiten rreth 70 miliardë dollarë për të rindërtuar Gazën pas dy vitesh lufte izraelite.
Lajmi kryesor:
Sulmet mes Hamasit e Izraelit, Trump: Nëse grupi palestinez thyen armëpushimin, do të shkatërrohet! Kryeministri Netanyahu: Dje hodhëm 153 ton bomba mbi Gaza











