Wolfsburgu eliminon Kukësin, Gega i dëshpëruar: Bëmë dhurata (VIDEO-GOLAT)

Në Europë flamurin shqiptar do vijojë ta mbrojë vetëm Tirana. Teuta, Laçi e më pas edhe Kukësi u eliminuan në turin e dytë të Europa League. Rivalët ishin shumë të fortë dhe skuadrat tona nuk arritën të bënin dot mrekullinë. Volfsburgu e mposhti Kukësin 4-0 në Tiranë dhe për trajnerin Skënder Gega lojtarët bënë dhurata.

Trajneri i Kukësit deklaroi pas ndeshjes: “ E kishim vlerësuar ekipin kundërshtarë por bëmë dhurata dhe kjo ishte ajo që nuk duhet të bënim. Prandaj më vjen keq për futbollistët”.

Ndërsa Presidenti i nderit i Kukësit Safet Gjici shtoi: “ Penalltia e humbur në pjesën e parë ndikoi shumë. Në pjesën e parë ishim më mirë por në pjesën e dytë rivalët u treguan më të fortë. Gjithsesi ndeshja mund të dilte edhe barazim” e mbyll Gjici.

Laçi pësoi eliminimin më dramatik nga Hapeol Ber Sheva. Kurbinasit kryesonin deri në minutën e 90-të dhe në shtesë izraelitët përmbysën gjithçka duke fituar 2-1. Edhe Granada rezultoi shumë e fortë për Teutën. Spanjollët fituan 4-0 në Durrës me “djemtë e detit” që ishin në një ditë Jo.Për Teutën, Laçin e Kukësin aventura evropiane mbyllet në turin e dytë.

Përgatiti: Andi Kapxhiu

er.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur