TIRANE - Ambasadori i OSBE-së i bën thirrje për dialog dhe ndërveprim mes partive politike për të bërë të pamundurën për rritjen e besueshmërisë dhe ligjshmërisë së KQZ-së e nevojshme për një proces të mbarë zgjedhor.
I pranishëm në Qendrën e Formimit Policor për të ndjekur një trajnim për punonjësit e policisë, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së, Eugen Wollfarth është pyetur nga gazetarët për situatën në KQZ.
"Çështja e KQZ-së duhet të jetë në krye të axhendës. Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së theksoi ditët e fundit se nevojitet dialog dhe ndërveprim mes partive politike për të bërë të pamundurën për rritjen e besueshmërisë dhe ligjshmërisë së KQZ-së. Kjo nevojitet për zgjedhje të mbara dhe për një proces të mbarë zgjedhor. Gjithashtu, kjo është një thirrje e fortë për të dyja kampet politike që të bëjnë, në mënyrë konstruktive, atë që nevojitet për të siguruar një proces të mirë të përgatitjes së zgjedhjeve, me përfshirjen e të gjitha kampeve."- tha Wollfarth.
Ai tërhoqi vëmendjen e dy kaheve politike për të dialoguar të respektohen rregullat që një KQZ të jetë plotësisht funksionale dhe plotësisht e legjitimuar.
"Tani është shumë e rëndësishme që qeveria, pra shumica, të bëjë përpara për të krijuar një atmosferë që lejon për hapa të mëtejshëm, ashtu sikurse është e rëndësishme që opozita të paraqesë pjesë konstruktive të këtij dialogu, për të plotësuar anëtarësinë e KQZ-së. Ky ndërveprim është shumë i nevojshëm. Zgjedhjet janë caktuar për më 23 qershor. Që të jenë zgjedhje të suksesshme për vendin, ato duhet të respektojnë rregullat demokratike dhe pjesë e tyre është, qartësisht, një KQZ plotësisht funksionale dhe plotësisht e legjitimuar. Pra, më lejoni të ritheksoj: duhet të punohet për të rritur besueshmërinë dhe ligjshmërinë e KQZ-së. Ajo mund të funksionojë siç është tani, por duhet bërë më shumë dhe për këtë nevojitet ndërveprimi pozitiv i partive politike” - tha Wollfarth.
ETTORE SEQUI: ZGJEDHJET NJE MOMENT I RENDESISHEM PER CDO VEND DEMOKRATIK
Ndërsa ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi pas nje aktiviteti me studentë sot paradite ka bërë thirrje për realizim të zgjedhjeve të lira.
"Po e ndjek nga afër situatën parazgjedhore, zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për çdo vend demokratik, shpresojmë që procesi zgjedhor të jetë ashtu sic e meritojnë shqiptaret , - tha Sequi.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com