Komiteti shqiptar i festimeve të Pavarësisë në Worcester (Huster) ka punuar prej me shume se gjashtë muajsh për të organizuar aktivitete të njëpasnjëshme me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu e nis artikullin e saj gazeta amerikane "Telegram".
Në shkrimin e saj me titull "Restaurants mark Albanian anniversary" gazetarja Barbara M. Houle shkruan për ngjarjen më të freskët në kuadrin e festimeve që organizojnë shtatë shoqata shqiptare në këtë qytet të Massachussetss. Bëhet fjalë për janë e kuzhinës shqiptare e cila fillon nga data 10 nëntor dhe mbyllet më 17 nëntor. Komiteti organizativ i festimeve ka sponsorizuar këtë ngjarje në të cilën të gjitha restorantet pjesmarrëse do të ofrojnë nga një gatim tradicional të kuzhinës shqiptare.
Në Javën e Restoranteve Shqiptare do të marrin pjesë "Livia's Dish", "KP's Breakfast & Lunch", "Village Pizza of Worcester", "Café Expresso Trattoria", "Toula's House of Pizza", "Coffee Mug, Auburn", "Spencer Pizza", "Nuovo Restaurant, 92 Shreësbury".
"KP's Breakfast & Lunch" dhe restoranti "Livia's Dish" do të ofrojnë për klientët e tyre një ulje prej 10 qind gjatë Javës së Restoranteve Shqiptare në Huster.
I pyetur nga gazeta amerikane, Vladimir Papi, pronar i KP's, thotë se ushqimi shqiptar "është kryesisht" i bazuar në kuzhinën mesdhetare. "Ne të gjithë kemi recetat e familjes që duam t'i shërbejmë" thotë ai. "Shijet ndryshojnë nga gatime tek tjetri." Ndërsa Liri Beqiri, pronare e "Village Pizza of Worcester", gjatë Javës së Restoranteve Shqiptare, do të shërbejë një pica shqiptare si një ndër specialetet e saj. Vitin e kaluar, Liri rihapi restorantin që prindërit e saj kishin zhvilluar nga viti 1972 deri në vitin 2000.
Por Java e Restoranteve Shqiptare është vetëm një prej aktiviteteve që komuniteti shqiptar po organizon me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë. Mbrëmjen e së shtunës, më 10 nëntor, mbi 500 shqiptarë do të festojnë në një mbrëmje madhështore, të parën që cel serinë e festimeve të përvjetorit në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta amerikane "Telegram", shkruan se tashmë të gjitha biletat e kësaj mbrëmjeje që do të mbahet në hollin e Union Station të Worcester janë shitur.
(Shkrimi u publikua ne suplementin "FUNDJAVA" 8 nentor 2012)
(rzh/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com