TIRANË, 17 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/- World Vision i është bashkuar miliona njerëzve në botë të cilët po vajtojnë vdekjen e kaq shumë fëmijëve në Pakistan.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, World Vision është shprehur se "Çdo sulm mbi fëmijët është çmenduri, por veçanërisht kur këto sulme bëhen në vende të cilat priten që të jenë më të sigurta se të tjerat - shtëpitë, shkollat, vendet e besimit fetar - ngjarja bëhet edhe më zemërthyese"
'Dhunën tmerruese, ndikimi i së cilës zgjat gjatë gjithë jetës së fëmijëve, pasi duam të ngrejmë zërin për të drejtat e të miturve. Ata duhen mbrojtur; për ta duhet treguar kujdes ", nënvizon World Vision në deklaraën për shtyp.
Dukë vënë theksin mbi përvojë e gjatë me fëmijët, World Vision e di që dhuna ndikon mbi një fëmijë për tërë jetën e tij. Madje edhe mbi komunitetet dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Fëmijë që i mbijetojnë dhunës vuajnë shpesh nga tronditje të forta të cilat shkaktojnë probleme të mëdha mendore. Këto probleme ndikojnë aftësinë e tyre për të mësuar, për t'u shoqëruar me njërëz të tjerë dhe, nëse nuk trajtohen, mund të frenojnë mundësitë e tyre për të jetuar një jetë të plotë, kur rriten.
Fëmijët duhet të jenë të sigurt në vendet ku jetojnë dhe mësojnë. Shkollat nuk duhet të jenë fusha beteje,, deklaroi World Vision.
World Vision është një nga organizatat më të mëdha humanitare, zhvillimi dhe advokimi që punon për fëmijët prej rreth 60 vitesh, në 100 vende të botës. Ajo punon në Kosovë që prej vitit 1998 (gjatë kohës së konfliktit me Serbinë) dhe në Shqipëri që prej vitit 1999, në edukim, mbrojtje fëmijësh, ndërtim paqeje dhe në çështjet e rinisë. World Vision është ekspert ndërkombëtar në mbrotjen e fëmijëve.
Raporti i tij i sapopublikuar "Fearing wrong", i cili shqyrton pamjen botërore të dhunës ndaj fëmijëve,rezultoi se "67% e njerëzve të pyetur në Pakistan bësonin se dhuna ndaj fëmijëve është rritur në 5 vitet e fundit ndërsa 71% e të pyeturve në Pakistan ndjejnë se nuk është bërë shumë për të parandaluar dhunën kundër fëmijëve". /a.ke/