Pasi ka përfunduar faza e parë e konkurrimit ku morën pjesë plot 5 mijë vetë, prej të cilëve janë zgjedhur në finale 150 të cilët pritet të startojnë në fillim të janarit garën e madhe “X Factor Albania”. Produksioni i cili kushtoi 80 mijë euro do të shfaqet në televizionin Klan dhe duket se qysh tani ka rrëmbyer vëmendjen dhe interesin e shikuesve. Organizatorët pranojnë se plot 5 mijë njerëz nga moshat 15 deri 23 në të gjitha qytetet, madje edhe në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi kanë shfaqur talentin e tyre në këto audicione. Produksioni është një sipërmarrje gjigande e cila drejtohet nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka, që padyshim edhe këtë herë tenton majat e suksesit.
(shqiptarja.com)