Mesfushori i Spanjës, Ksabi Alonso mendon se komëtarja e tij përballet me një detyrë të vështirë për të fituar Euro 2012, për shkak të pritjeve të larta, por këmbëngul se ata janë të vendosur për të mbrojtur me sukses titullin e tyre.

Spanjollët vlerësohen favoritë për të fituar turneun e kësaj vere, por ylli i Real Madrid e pranon se do të jetë shumë e vështirë për t’i shkuar deri në fund rrugës së Evropianit. ”Pritjet për skuadrën tonë nuk janë vetëm të larta, por ato janë "fluturuese". Pengesat gjatë rrugës pothuajse janë të pakalueshme”, ka thënë Ksabi Alonso për “El Mundo Deportivo”.

”Pritje e tilla mund të vështirësojnë rrugën tonë, por le të shpresojmë që kjo të mos ndodhë. Gjithsesi fitimi i titullit do të jetë shumë më i vështirë se herën e kaluar. Megjithatë, objektivi ynë është padyshim mbrojtja e titullit të kampionit”, ka shtuar Alonso. Spanja e nis fushatën në Euro 2012 me ndeshjen e Grupit C kundër Italisë më 10 qershor.(rb/shqiptarja.com)