Zgjidhet përfundimisht enigma në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Realit të Madridit, Xabi Alonso.

Sipas mediave spanjolle, Xabi ka arritur marrëveshjen me presidentin Florentino Perez për zgjatjen e kontratës edhe për dy edicione të tjera në ‘Santiago Bernabeu’, me opsion edhe për një tjetër edicion.

Pra, Xabi do të qëndrojë në Madrid të paktën deri në qershor të 2016. 32-vjeçari është transferuar nga Liverpuli tek Real Madrid në vitin 2009 për 30 milionë euro.

Kontrata aktuale e mesfushorit spanjoll skadonte në 30 qershor 2014 dhe dëshira e tij për të vazhduar tek klubi madrilen.

Kontrata e re do të ketë edhe një rritje në pagë nga 4 milionë euro neto, Xabi do të marrë tashmë 6 milionë euro neto për sezon.


d.b/shqiptarja.com