Xavi konfirmon interesimin e Barcelonës për yllin e ri argjentinas që shkëlqeu përballë Brazilit

Xavi konfirmon interesimin e Barcelonës për yllin e ri argjentinas që shkëlqeu përballë Brazilit

Trajneri Xavi Hernandez ka konfirmuar interesimin e Barcelonës për Claudio Echeverri.

Ylli i ri i River Plate është në shënjestër të disa klubeve të mëdha evropiane dhe pritet që të bëjë një lëvizje në afatin kalimtar të janarit. Nuk përjashtohet mundësia që këtë lëvizje ta bëjë në verë.

Mes klubeve që janë përfolur për një marrëveshje me mesfushorin sulmues është edhe Barcelona.

Gjatë ditës së sotme, u raportua se Barcelona ishte në bisedime me River Platen për një marrëveshje që mund të kalonte shifrën e 25 milionë eurove.

Në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj Valencias, Xavi u pyet edhe në lidhje me 17-vjeçarin.

“Echeverri është një talent, përtej tre golave ​​kundër Brazilit, ai është një futbollist diferencial, por kjo varet nga departamenti i skautëve dhe ata janë në të”, tha trajneri spanjoll.

Claudi Echeverri tërhoqi vëmendjen e skautëve më të mirë të shumë klubeve të mëdha evropiane gjatë Kupës së Botës U-17, ku tre golat e tij ishin kyç për Argjentinën që shkoi në gjysmëfinale.

Claudio Echeverri

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

30 viktima në Brazil nga çarja e digës së një hidrocentrali! 60 persona rezultojnë të zhdukur, 500 mijë pa energji

30 viktima në Brazil nga çarja e digës së një hidrocentrali! 60 persona rezultojnë të zhdukur, 500 mijë pa energji