Mbrëmjen e djeshme në ndeshjen kundër Real Betis, 15 vjeçari Yamal doli nga pankina dhe hyri në fushën e blertë duke u bërë lojtari më i ri që ka debutuar për Barcelonën në La Liga.
Gjatë minutave të fundit të ndeshjes, ai pati një shans për të shënuar por u ndal nga portieri ndërsa pothuajse realizoi një asistim të shkëlqyer.
Trajneri Xavi Hernandes foli me fjalë të mëdha për talentin blaugranas, duke e lavdëruer performancën e tij në fushën e lojës.
"I thashë të provonte gjërat dhe ai i bëri. Në moshën 15-vjeçare, imagjinojeni... Ai është i veçantë dhe mund të kishte shënuar edhe sonte, por portieri priti goditjen. Ai luajti me besim dhe tregoi se për çfarë është. Ai nuk ka frikë dhe talent. Disa nga pasimet e tij në të tretën e fundit ishin vërtet të mira."
I pyetur nëse ai mund të krahasohet me Messin dhe Ansu Fati, Xavi se mes tyre kishte mjaft ngjashmëri.
“Ai është një lojtar i ngjashëm, sepse ai ka atë talent të lindur në të tretën e fundit që është e vështirë të gjendet. Lamine nuk duket si një 15-vjeçar, ai është shumë i pjekur. Ai është gati për të luajtur dhe po stërvitet mirë. Ai mund të shënojë një epokë në këtë klub si pjesë e këtij ekipi"- shtoi Xavi.