Është e nevojshme që të gjitha forcat politike të bëhen bashkë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vendit dhe të forcave të armatosura. Gjykoj se nuk duhet të bëhet kalë beteje, aq më pak politik çështje sporadike në FA.
Ajo që pamë me katër efektivët, nuk është asgjë më tepër sesa një histori e shëmtuar që nuk mund të përgjithësojë punën dhe arritjet që kanë pasur FA në këtë periudhë, që e shikojmë edhe nga vlerësimet e aleatëve. Ushtria, nuk janë vetëm kontratë dhe janë edhe profesion”, tha Xhaçka.
Edhe Nënkolonel Musa Hita, këshilltar për forcat speciale dhe komando në Ministrinë e Mbrojtjes në Afganistan kërkon që të mos përgjithësohet rasti.
“Më vjen keq që mundi i gjithë atyre që ne kemi shpenzuar në vite atje të shpërdorohet me vepra të tilla. Kjo nuk duhet të përgjithësojë ushtrinë. Janë veprime individuale dhe nuk duhet të kompleksohet me të madhe që ndodhi një veprim i tillë”, u shpreh ai për Top Channel.
Pak ditë më parë dezertuan në Londër Reni Ajazi, Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj.
dy.b/shqiptarja.com












