Xhaçka: Me regjistrin elektronik,
fund kalvarit të dokumenteve për PAK

Xhaçka: Me regjistrin elektronik,<br />fund kalvarit të dokumenteve për PAK
U prezantua sot për herë të parë Regjistri i Integruar Elektronik Kombëtar, i cili do të lehtësojë procedurat e regjistrimit për të marrë ndihmën ekonomike apo edhe pagesën e aftësisë së kufizuar.
 
Ky regjistër u prezantua nga ministrja e mirëqenies sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka.
 
“Sot një personi m aftësi të kufizuar nuk do t’i duhet më të rropatet nga një spital në tjetrin për të marrë vërtetime. Sot sistemi elektronik i tyre mundëson asistimin e tyre vetëm nga mjeku apo punonjësi social duke plotësuar vetëm një formular duke shmangur kështu kalvarin për të shkuar nga një institucion në tjetrin për të tërhequr dokumentet e nevojshme”, shprehet Xhaçka.
 
Po kështu për herë të parë është krijuar edhe arkiva dixhitale, e cila do të ketë të gjitha të dhënat e përfituesve të skemës ekonomike apo pagesave të paaftësisë.
 
“Për herë të parë po krijohet një arkiv dixhitale një 154 mijë individë me aftësi të kufizuara e cila përmban çdo dokument me historinë e paaftësisë për të gjithë ata që përfitojnë nga pagesat për aftësitë e kufizuara”, tha Xhaçka.
 
Tashmë aplikimi i regjistrit të integruar elektronik ka filluar fazën e pilotimit në njësitë 6 dhe 7 në kryeqytet, dhe do të menaxhohet nga administratorët socialë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi