23 ushtarakë të gradave të ndryshme dhe 3 civilë që punojnë në strukturat e Forcave të Armatosura u nderuan me medalje nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Ministrja Xhaçka theksoi se njerëzit janë pasuria më e madhe në FA. “Secili prej jush, e pa diskutim çdo efektiv i FA e punonjës i kësaj Ministrie, më keni ndihmuar për të shtyrë përpara reformat në sektorin e mbrojtjes, për të mbështetur djemtë dhe vajzat tona në uniformë brenda dhe jashtë kufijve, për t’i ardhur në ndihmë çdo familje shqiptare në vështirësi për shkak të motit të keq apo temperaturave të larta, si institucion përgjegjës tanimë për emergjencat civile.
Ka një fakt që nuk duhet mohuar e madje duhet përsëritur me zë të lartë: sado të përpiqemi për të modernizuar Forcën të Armatosur, sado mangësi të përkohshme të kemi në punën tonë, asgjë dhe askush nuk e zëvendëson pasurinë më të madhe që Forca e Armatosur ka dhe kjo pasuri janë njerëzit e saj.”
Ministrja Xhaçka përmendi gjithashtu arritjet ushtarake gjatë vitit 2018, duke veçuar medaljen e bronzit që Komandot fituan në stërvitjen ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. “Keni bërë krenar çdo shqiptar në stërvitje e njëherësh dhe gara me ushtri të tjera aleate si ajo e Britanisë së Madhe, nga ku nuk erdhët me lajmin e braktisjes së detyrës, por me vlerësimin si një prej 3 skuadrave më të mira, krah atyre që kanë përvojë apo buxhet më të madh në vendet e tyre.”- u shpreh ministrja Xhaçka.
23 ushtarakët dhe 3 civilët u nderuan me medalje të ndryshme si ajo e nderit, “për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur”, me medaljen e mirënjohjes për “kontributin e dalluar dhe vlerat e veçanta në shërbim në lartësimit të figurës së ushtarakut të FA, me medaljen për shërbime të shquara për ushtarakët e “dalluar për detyra me përgjegjësi të lartë” dhe me medaljen për shërbime të larta, për punonjësit e “dalluar për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të ngarkuara”.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3758
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor, 18:51
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor, 16:00
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Mandati i Xhaçkës, Komisioni i Venecias / Bushka: Vendimet e GJK, të zbatueshme por jo të diktojnë votën! Bardhi: Konfirmoi se mazhoranca bëri puç (DOKUMENTI)
10 Dhjetor, 11:24
-
Mandati i Xhaçkës shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, pritet publikimi i opinionit! PD akuza Spiropalit: Po fsheh draftin
6 Dhjetor, 09:37
-
Kuvendi/ Nesër 'Komisioni i Venecias' mblidhet për mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Duam draft-opinionin, çuat atje vetëm të PS-së! Spiropali: S'është publik! S'ju ftova se më keni refuzuar
5 Dhjetor, 09:49
-
Përfundon ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë, Vengu: Prioritet anëtarësimi i Kosovës, ndihmë Ukrainës dhe mbrojtje kolektive në zonën euroatlantike
4 Dhjetor, 14:01
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor, 17:07